Belortaja: Përmirësimi i ekonomisë nis me transparencën
Një filozofi e re dhe identifikimi real i treguesve ekonomikë në vend, janë këto dy nga detyrat e para në të cilat do të fokusohet qeveria e re. Selim Belortaja, një nga hartuesit e programit ekonomik të LSI, por dhe një nga anëtarët që harmonizuan programet e dy forcave politike PS-LSI deklaroi në intervistën e RTV Ora News se qeverisja e re përkundër mbështjes mbarëpopullore nuk duhet të rrëshqasë në euforizëm, por të insistojë në njohjen sa më mirë të realitetit të ekonomisë së vendit. Duke qenë se në matjen e treguesve ekonomikë një rol kyç ka INSTAT, i cli është kritikuar jo pak nga PS, Belortaja mbështet propozimin e socialistëve për ta kaluar në varësi të parlamentit me kushtin që kjo mos të jetë vetëm formalisht.
Shumë gjëra e presin këtë qeveri. Ne kemi të gjitha arsyet që të jemi optimist dhe ta shikojmë me shumë besim qeverisjen e ardhshme, sëpari për arsye të energjive të reja që vinë në qeverisjen re. Së dyti ka një program të studiuar me kujdes, duke mbajtu parasysh jo vetëm eksperiencat e brenshme por dhe ato të huaja, së treti ka një kordinim të programit, ndoshta kjo dhe për herë të parë në historinë e koalicioneve. LSI ka qenë shumë aktive në hartimin e programit. Harmonizimi i dy programeve në një të vetëm nuk ishte shumë e vështirë. Seancat e konsultimeve mes dy partive kanë qenë më shumë një shkëmbim eksperiencash, dijesh, njohurish, sesa një çështje debati dhe negociatash. Pati diferenca të vogla në seancat e para, të cilat dora dorës gjetën një zgjidhje të pëlqyeshme dhe të pranueshme nga të dyja palët duke marrë parasysh dhe realitetin shqiptar. Sa i përket emergjencave të qeverisë, e para është filozofia e qeverisjes që është bërë e qartë nga zoti. Rama. Së dyti është njohja e realitetit, matja e tij, prandaj një nga treguesit e parë të programit kemi identifikimi i problemeve që ka ekonomia. Ky është një proçes njohje dhe konsultimi me gjithë faktorët dhe aktorët. Psh në tetor do të vijë FMN, negociatorët kryesorë të qeverisë e kanë bërë këtë hap, dhe sigurisht FMN do ta thotë fjalën e tij. Vetë Ministrat e rinj do ta prekin realitetin nga afër. Me rëndësi është që po hyhet në një filozofi të re, më shumë njohje të realitetit dhe më pak eufori. Ka pak vend për entuziazëm tani, duhet të mbaronte me mbarimin e zgjedhjeve.Kjo qeveri ka mbështetje të fortë popullore nga mbrapa, mbështetje ndërkombëtare të mirë, por ka një rrezik euforizmi të cilin duhet ta shmangë që në fillim dhe kjo duhet të fillojë nga njohja e realitetit. INSTAT u tha që është institucion difektoz, duhet të merret në dorë dhe të operohet. Varësia e tij nga parlamenti nuk është ide e keqe, na duket racionale që në një fazë të parë të bëhet kjo punë siç propozon PS. Por nuk është çështje varësie formale, duhet të bëhet operues dhe duhet të kontrollohet në mënyrë teknike që të jetë i saktë dhe të konsultohet me partnerët e huaj deklaroi ai.