E Hënë, 2 Nëntor 2026

Belshi turistik, zona e Dumresë për 2024 u vizitua nga mbi 200 mijë turistë

Qyteti i Belshit mbetet një ndër destinacionet më të vizituara në Qarkun e Elbasanit. Liqeni, shpendët rreth tij dhe natyra krijojnë atmosferë mikpritëse. Qendra e Belshit është stacioni i parë i ndalimit.

Një ndër destinacionet më të pëlqyera mbetet fshati Seferan, ku vizitorët shohin nga afër peizazhet piktoreske të kundrinave të shtrira në liqene. Jonida Haka, specialiete turizmi në bashkinë e Belshit shprehet se qyteti prej më shumë se 2 vitesh ka mirëpritur mijëra turistë ku vetëm në vitin 2024 shifra kaloi  mbi 200 mijë turistë.

“Turistët për vitin 2024 ka qenë mbi 20 mijë turistë dhe këtë vit presim të rritet. Turistët preferojnë në Belsh natyrën dhe qetësinë që vendi ofron, ushqimet tradicionale të zonës”, u shpreh Jonida Haka, Specialiste e Turizmit në Bashkinë, Belesh.

Turistë janë si vendas dhe të huaj. Vitet e fundit vihet re një tërheqje e madhe e turistëve  nga Bashkimi Evropian dhe Amerika  të cilët janë kthyer në  frekuentues të vazhdueshëm.

“Shumica e turistëve janë të huaj”, tha ajo.

Qyteti i Belshit në Qarkun e Elbasanit tashmë prej më shumë se 2 vitesh ka fluksin më të lartë të vizitorëve, ku këtë vit bashkia Belsh mendon se do të thyej shifrën e vizitorëve të vitit 2024, pasi fluksi sa vjen dhe rritet.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›