E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ben Blushi në forum-ide, diskutim mbi librin e fundit e konfliktet me të cilat përballet njerëzimi

TIRANË, 9 tetor/ATSH/ Shkrimtari Ben Blushi, ishte i ftuar në formatin “Forumet-Ide” të organizuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në kuadër të tetorit të librit.

Sipas QKLL-së, romani i tij “Komploti”, kultura në kontekste të reja kohore, gjuha shqipe, lufta në Ukrainë, konflikti në Lindjen e Mesme, Europa dhe Shqipëria e 2044, emigracioni, ishin pjesë e një diskutimi plot vlera..

Takimi u organizua në mjediset e Piramidës dhe rezultoi në një bisedë që e tejkaloi letërsinë dhe romanin e fundit të autorit. Sipas Blushit, koha kur jetojmë duket si një faqe e nxjerrë nga librat e historisë që tregojnë se si u përfshi Europa dhe bota në dy luftëra botërore, të cilat e ndryshuan me forcë historinë tonë.

“Luftërat të cilat mendonim që nuk mund të ndodhnin më, tani janë shumë afër nesh dhe pasojat e tyre janë shumë të paparashikueshme dhe krejtësisht të panjohura.

Në botën tone çdo gjë lëviz shumë shpejt, aq sa ndryshimet politike bashkë me ato të teknologjisë po na shtyjnë me shpejtësi drejt një epoke të re që nuk ngjan aspak me shoqëritë dhe rregullat që njohim.

Në çfarë rendi shoqëror do jetojmë pas 30 vitesh? A ka përpjekje për ta ndryshuar rendin botëror”, këto ishin disa nga pyetjet që Blushi në cilësinë e shkrimtarit, ngriti si tema diskutimi me të pranishmit, të cilët ishin të background-eve dhe profesioneve të ndryshme.

Ben Blushi tek QKLL, fotot nga Agim Dobi 1 nga 3

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›