E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ben Qimja", 45 dite per te gjetur lirine

Tirane - Nese Prokuroria e Tiranes nuk do te gjeje prova bindese per "Ben Qimen", atehere 37-vjecari, pas 45 ditesh, do te jete i lire. Duket se perplasja mes policise, prokurorise dhe gjykates nuk ka mbaruar ende, pas shuarjes se mases se sigurise, dy jave para arrestimit. Gjate mases se sigurise ndaj Arben Isufajt diten e djeshme, eshte dhene ultimatum per prokurorine qe te gjeje prova te mjaftueshme per te mbajtur ne qeli te fortin e Fierit, i akuzuar per vrasjen e Pirro Kocias, ne vitin 2002. Biznesmeni nuk ka qene prezent ne sallen e gjyqit, ndersa avokati kembenguli se akuza nuk ka prova dhe arrestimi eshte i paligjshem. Vetem pergjigjja e ekspertizes se gjurmeve te gishtave te gjetura ne pistoleten e krimit, gjashte vite me pare, do te mund te percaktoje fatin e metejshem te Isufajt.

Gjate caktimit te mases se sigurise, prokurori i ka bere me dije gjykate se eshte ne pritje te ekspertizes daktiloskopike per shenjat e gishterinjve te gjetura ne armen e krimit, me te cilen u ekzekutua Pirro Kocia, gjashte vite me pare, prane "Rruges se Kavajes" ne Tirane. Nderkohe qe prokuroria i ka kerkuar gjykateses Alkalina Gazidede, te caktoje masen e sigurise "arrest me burg 45 dite", mase kjo e vendosur me pas. Nderkohe qe, pretendimet e prokurorise jane kundershtuar nga ana e mbrojtjes, i cili ka kerkuar lirimin e klientit te tij, pasi ndaj tij nuk ka prova qe eshte autori i vrasjes se Pirro Kocias. Gjykatesja e gatshme ka vendosur te lere ne fuqi kerkesen e paraqitur nga ana e prokurorit ne lidhje me masen e sigurise se Isufajt.

Vete 37-vjecari ka refuzuar te jete prezent ne seancen gjyqesore ne ngarkim te tij, duke kerkuar qe ky i fundit te mbrohet nga ana e avokatit mbrojtes. Seanca gjyqesore ka zgjatur plot 3 ore, nderkohe qe brenda 45 ditesh pritet dorezimi ne gjykate i provave bindese. Prokuroria e Tiranes ka deklaruar se rihapi dosjen, duke arritur ne gjetjen e disa provave shtese per vrasjen e Kocias. Verifikimet kane nisur te disa dokumente dhe aktiviteti i vete te pandehurit, te njohur me nofken "Ben Qimja". Por, prova e vetme e cila do te mbaje peng edhe per 45 dite me radhe te dyshuarin eshte ajo e gjurmeve daktiloskopike. Pistoleta, me te cilen eshte qelluar 6 vjet me pare Kociu, e cila ishte hedhur vetem pak metra me poshte vendit te ngjarjes, ka pasur disa shenja gishterinjsh te ndryshme, mes te cilave dyshohen edhe ato te 37-vjecarit.

Edhe pse per kaq vite me radhe nuk u arrit te gjendej autori, prokuroria ka vendosur qe te krahasoje keto shenja gishterinjsh me ato te mara ndaj Isufaj, pas arrestimit. Shenjat jane derguar ne nje laborator kriminalistik ne Angli, per te pasur edhe rezultate te sakta te krahasimit te te dhenave. Ne rast se ekspertiza daktiloskopike nuk verifikon gjurmet, atehere 37-vjecari mund te lirohet. Ne te kundert, gjykata do te caktoje nje mase sigurie me te ashper se ajo e dhene dje deri ne perfundim te hetimeve ndaj tij. I dyshuari u kap ne Tirane, prane Kopshtit Botanik, pese dite me pare, ndersa qendronte ne nje lokal me disa shoke. Biznesmeni ndertonte nje pallat te ri ne kete zone, ndersa kishte dy te tjere ne qytetin e Fierit.

Arben Isufaj, i njohur ndryshe si "Ben Qimja", dyshohet te jete i implikuar ne vrasjen e Pirro Kocias, me 12 gusht te vitit 2002, ne rrugen "Him Kolli". Isufaj njihet si biznesmene ne qytetin e Fierit. Ai dyshohet edhe per trafik te lendeve narkotike, si dhe per vrasje.

Pas lirimit te Arben Isufajt nga Gjykata e Larte, policia mesohet ta kete fshire kete te fundit nga lista e personave ne kerkim. Qimja dyshohej si nje nga furnizuesit e "Bandes se Lushnjes" me lende narkotike, ku nje nga anetaret e saj ka qene edhe viktima Pirro Kocia.

Prokuroria rihap dy dosje

Prokuroria e Tiranes, ka nisur verifikimet per te kaluaren e Arben Isufajt, i njohur dhe me nofken "Ben Qimja". Ne shqyrtim, prokurori i ceshtjes ka marre disa dokumente ne te cilat tregohet se ky i fundit ka kundershtuar punonjesit e policise me arme, tre vjet me pare, ne Fier, krim per te cilin eshte ndaluar xhaxhai i te dyshuarit. Ndersa vete u ka shpetuar prangave dhe nuk eshte ndaluar asnjehere per kete ngjarje. Po keshtu, po kryhen verifikime per nje furgon te kapur me 200 kg heroine ne zonen e Fierit dhe qe dyshohet se i perket 37-vjecarit. Te gjitha keto dokumente jane marre ne shqyrtim nga ana e prokurorise per te arritur ne perfundime te faktuara ne lidhje me vrasjen e Pirro Kocias, 6 vjet me pare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›