Riberi: Per Francen, rri dhe ne porte
Mesfushori i Kombetares se Frances, Frenk Riberi, ka komentuar akuzat se trajneri Domenek nuk e ka pozicionuar ne rolin e tij, yllin e "gjelave". "Per mua, nuk ka asnje problem se ku luaj. E rendesishme eshte qe te jem ne fushen e lojes dhe te jap kontributin tim per Kombetaren. Per Francen, jam i gatshem te luaj edhe si portier. Eshte shume e veshtire te gjesh nje vend ne formacion ne nje skuader te tille, ku ka shume futbolliste cilesore. Ndeshja me Rumanine? Nje pike e vlefshme dhe nje barazim qe do te harrohet menjehere sapo te fitojme ndeshjen e ardhshme. Nuk e veme ne dyshim kualifikimin dhe jam i bindur qe do t'i fitojme te dyja ndeshjet e ardhshme", tha ylli i Frances, Frenk Riberi.