“Bëni çmos të shpëtoni nga kthetrat e bufit të kënetës”, Rama mesazh nga Kamza: Të fokusohemi në mbylljen e negociatave me BE-në

Me synimin për të anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Evropian në vitin 2030, kreu i qeverisë Edi Rama, bëri thirrje nga Kamza që më 11 maj vota të shkojë për PS-në.
Gjatë një takimi me gratë dhe vajzat, Rama tha se duhet të bëjnë çmos që të shpëtojnë nga kthetrat e bufit të kënetës, duke iu referuar kreut të PD-së, Sali Berisha dhe të zgjedhin rrugën drejt së ardhmes.
Rama: Bëni çmos të shpëtoni nga kthetrat e bufit të kënetës dhe atyre moçaleve të tjera. Janë dhe ca shitësa qilimash që vijnë vërdallë. “Voto për mua se do të të hip në qilim të fluturosh”, thonë. E kanë provuar një herë qilimin fluturues të kënetës shqiptarët. Nuk ka më kohë për këto. Duhet të fokusohemi që të mbyllim negociatat në 2027 dhe në 2030 Shqipëria të jetë zonjë në sallonin kryesor të familjes evropiane. Na duhet ky mesazh shumë i fortë. Më 11 maj ne votojmë, më 16 maj vjen këtu e gjithë Evropa. Zbresin të gjithë udhëheqësit e kontinetit, jo vetëm të BE-së./vizionplus.tv