E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfshihet nga flakët banesa në Malësinë e Madhe

Një banesë është përfshirë nga flakët këtë të shtunë, rreth orës 05:45, në lagjen “Makaj”, Malësi e Madhe.

Dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Gj. M., 65 vjeç. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›