Benitez: Materazzi një gënjeshtar i madh

Rafael Benitez e ka sulmuar verbalisht ish lojtarin e Interit, Marko Materazzin. Akuzat e tij vijnë pasi Materazzi vazhdimisht po e fyen trajnerin e famshëm spanjoll në deklaratat e tij në mediat italiane.
Materazzi po e quan Benitezin si një trajner të dobët të cilit nuk mund ti besohet.
"Ka folur për mua gënjeshtari më i madh. Ai është një nga gënjeshtarët më të mëdhenjë që unë kam njohur. Ai nuk di asgjë vetëm të shtiret. Thjeshtë atij nuk duhet ti besohet asgjë. Ai tip është i pafytyrë, i dim të gjitha që i ka bërë në futboll ai" deklaroi Benitez./Indeksonline./