E Shtunë, 31 Tetor 2026

De Gea te Barca, Valdes te Man United!?

Sir Alex Ferguson është duke menduar transferimin e Victor Valdes te Manchester United.
Sipas të përditshmes angleze "The Times", Ferguson pritet të bëjë ofertë për Valdes pas paralajmërimit të tij se do të largohet nga Barcelona.

David De Gea thuhet se nuk është i lumtur në Angli, ndërsa po e mendon rikthimin në La Liga. Pikërisht Barcelona është skuadra më e interesuar për të.

Barcelona në mesin e opsioneve për zëvëndësimin e Valdes, të parin thuhet se e ka De Gean./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›