E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benitez: Me Terryn vetëm bisedë të lirë

Rafael Benitez ka demantuar se ka patur polemika në stërvitje me John Terryn. Trajneri i Chelseat tha se është e vërtetë që në seancën stërvitje ka patur dialog me lojtarët por se nuk ka patur kundërshtime.

"Ishte një takim mes lojtarëve dhe stafit teknik. Ata treguan zhgënjimin e tyre, çka është normale. Terry mund të jetë i frustruar por se ai është një lojtar i rëndësishëm për ne. Ai ka qenë i lënduar një kohë të gjatë pas problemit në gju. Thjeshtë patëm bisedë të lirë, shkëmbim idesh e cila është pjesë e punës. Tani duhet të mendojmë rreth ndeshjes me Midlesbrough dhe asgjë më shumë" deklaroj Benitez./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›