"Mourinho po shkon në PSG"

Ish presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon ka deklaruar se Jose Mourinho do të jetë trajner i ri i PSG-së në fund të këtij edicioni. Calderon e ka kritikuar Florentino Perezin për lirinë e tepruar që i ka dhënë Jose Mourinhos.
"Mourinho vazhdon të thotë se do të drejtoj Realin edhe në edicionin tjetër. Kjo gjë nuk do të jetë kështu sepse ai do të drejtoj PSG. Realit nuk i nevojitet një trajner që gjithmonë ankohet në arbitra, lëndime dhe atë që ndodh në fushë. Kritika për këtë ka Florentino Perez i cili i ka dhënë atij liri të tepruar. Në skuadër ka lojtarë të mëdhenjë të pakënaqur që shumë prej tyre janë spanjollë" deklaroj Calderon./Indeksonline/