Benitez: Para se të blejmë, duhet që të shesim
Merkatoja e ardhshme e Liverpulit do të duhet të bazohet në shitjen e disa lojtarëve, para se të mendojë të blejë. Këtë e thotë vetë trajneri Rafa Benitez: "Para së gjithash duhet të mbushim arkën me paratë që na duhen". Në krye të listës së atyre që largohen, janë sulmuesi Rajan Babel dhe mbrojtësi i majtë italian, Andrea Dosena. Ndërsa objektivat e parë për t‘u blerë duhet të jenë David Vija i Valencias, mesfushori i Aston Vilës, Gareth Berri dhe mbrojtësi i Portsmuthit, Glen Xhohnson.