Benitez: Reina është më i miri në Premier League
Trajneri i Liverpoolit, Rafa Benitez, e ka lavdëruar portierin e skuadrës së tij, Pepe Reina, duke thënë se është portieri më i mirë në Premier League. "Secilin sezon ai është duke u bërë gjithnjë e më i mirë. Ai ka një mentalitet pozitiv dhe është një person përparues". "Diego Cavalieri është portier i mirë, mirëpo Reina ka më shumë vetëbesim sepse ka luajtur këtu për një kohë më të gjatë. Për mua ai është portieri më i mirë i Ligës Premier, si dhe më i miri në Spanjë", ka thënë Benitez.