Benitez i sigurt per tani

Puna e Rafael Benitezit nuk do te jete e rrezikuar edhe nese Inter mposhtet ne ndeshjen 147e rendesishme148 ne shtepi kunder Twentes ne Ligen e Kampioneve ka thene presidenti i klubit Massimo Moratti te henen. Mediet italiane spekuluan se spanjolli do te shkarkohet nese Inter nuk fiton ndeshjen e se merkures ne Grupin A.
Nerazzurret me tri pike nga kjo perballje do te sigurojne kalimin ne fazen e dyte te gares. Inter u mposht 2-1 nga Chievo te dielen dhe ra ne nente pike mbrapa kryesuesit ne Serie A Milan qe i kishte mundur ata ne derbin e qytetit dy jave me pare.
I pyetur nese do te tregoje besim ndaj Benitezit pavaresisht rezultatit te se merkures Moratti u tha gazetareve 147Po por ne duhet te nxjerrim nje rezultat te mire. Trajneri dhe ekipi duhet te kuptojne se ndeshja e se merkures eshte shume e rendesishme. Perballja duhet te zhvillohet me zemerim sepse ndryshe nuk do te shkojme askund148.
Benitezin e pret nje pune e veshtire te rivalizoje arritjen e jashtezakonshme te Jose Mourinhos nga sezoni i kaluar kur Inter fitoi Ligen e Kampioneve Scudetton e peste me radhe dhe Kupen e Italise por nje numer i madh i futbollisteve te lenduar dhe mungesa e perforcimeve kane goditur planet e tij.
147Jam i kenaqur qe kam ndjenjen se ekipi dhe klubi nuk ka treguar mungese besimi ndaj tij148 perfundoi Moratti.