E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me ritem te njejte

Prishtina e perfundoi sezonin vjeshtor ne krye te tabeles ne Superlige edhe pse ky nuk ishte objektivi real i ketij ekipi. Bardhekaltrit kane nje skuader te komponuar mire me lojtare te rinj dhe me konkurrence te forte. Trajneri Ramiz Krasniqi beson se ekipi i tij do ta mbaje kete ritem edhe ne pranvere per ta kurorezuar ne fund sezonin e suksesshem me titull te kampionit. Nga Moral Pozhegu me 23 nentor 2010 ne ora 0940

Prishtina e ka mbyllur gjysmen e pare te sezonit ne menyren me te mire te mundshme. Bardhekaltrit ishin dominues karshi skuadrave te tjera duke shenuar 12 fitore 3 barazime dhe 2 humbje. Ekipi kryeqytetas i ka lene skuadrat tjera shume prapa. Ate e ndjek seriozisht vetem Hysi i cili ka 6 pike me pak.

Ne fillim te sezonit pozita e pare nuk ishte objektiv primar per prishtinasit qe jane perqendruar ne futbolliste te rinj e te cilet do te mund te kaliten pas disa vitesh. Por me kalimin e kohes rezultatet tregonin se ky ekip e meriton te jete aty ku edhe do te dimeroje.

Trajneri Ramiz Krasniqi ka ndertuar nje ekip te shkelqyeshem futbollistesh te cilet me disipline dhe angazhim befasuan per se miri ne cdo stadium qe u paraqiten.

147Thene realisht nuk kemi pritur se do te jemi ne poziten e pare. Ne fillim i kishim vene vetes objektiv njeren nga tri pozitat e para pasi qe me ekipin qe e kemi me lojtare te rinj nuk e kishim cak kreun148 deklaroi Krasniqi.

Trajneri prishtinas ka permendur disa nga vecorite qe posedon ekipi i tij dhe qe ia mundesuan kete gjysme sezoni per t146ia pasur lakmi. 147Kemi nje skuader te komponuar me lojtare te rinj dhe me konkurrence te shendoshe. Tek ne mbizoteron nje atmosfere e hatashme ku secili e respekton tjetrin148 vijoi ai.

Natyrisht per te arritur deri te caku 150 titulli Prishtinen e pret nje rruge e gjate pasi ende asgje nuk ka perfunduar. Por Krasniqi garanton se ekipi i tij do te mundohet ta mbaje ritmin deri ne fund per t146iu gezuar epitetit te me te mirit ne Raiffeisen Superlige.

147Sigurisht do te mundohemi ta mbajme kete ritem sepse kemi obligim moral dhe profesional ndaj shikuesve. Ne pranvere do t146ua japim rastin edhe futbollisteve te tjere qe ndoshta nuk luajten sa duhet ne vjeshte. Me rendesi eshte qe ta mbajme atmosferen qe mbreteroi ne vjeshte148 tha ne fund Ramiz Krasniqi qe nuk e perjashtoi mundesine qe gjate janarit te kete aty-ketu ndonje levizje ardhje-vajtje ne skuadren e tij.

Deshtimi i kampionit

Kampioni i Kosoves Trepca nuk mund te lavderohet me ate qe arriti ne vjeshte. Edhe pse iu larguan disa futbolliste ekipi mitrovicas nuk mund te ankohet per kete fakt sepse boshti i skuadres ekziston.

Natyrisht te gjithe kane pritur me shume nga 147Xehetaret148 te cilet do te dimerojne ne poziten e peste me 24 pike 6 fitore 6 barazime e 5 humbje plot 15 me pak se kryesuesi Prishtina.

Ne fillim te sezonit Trepcen e udhehoqi Gani Sejdiu kurse ne vazhdim timonier i mitrovicasve ishte Nazmi Rama. Kapiteni Elvis Osmani e thote opinionin e vete rreth deshtimit te mitrovicasve ne pjesen e pare te sezonit.

147Eshte normale qe kemi pritur me shume pasi sezonit aktual i hyme si kampion ne fuqi. Ne kemi kryesisht perberjen e njejte por disa probleme ne te cilat hasem ne fillim te sezonit bene qe te ngeceshim prapa. Ketu duhet permendur edhe vonesen e fillimit te pergatitjeve. Por ne xhirot e fundit patem nje ngritje dhe besoj se ne pranvere do te luajme te qete148 theksoi sulmuesi i njohur kosovar.

Synim i mitrovicasve ne pranvere eshte qe te qendrojne ne pjesen e eperme te tabeles.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›