E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benitez ka ndenja pozitive

Ka filluar edhe zyrtarisht aventura italiane për Rafael Benitez: në pasditen e së dielës, trajneri i ri i Interit ka arritur në Milano me një aeroplan privat, ndërsa më pas është transferuar në hotelin, i cili do të jetë vendbanimi i tij i përkohshëm, derisa ta gjejë një shtëpi të re.

Trajneri spanjoll do të prezantohet të martën në qendrën sportive “Angelo Moratti”në Appiano Gentile.

“Jam mjaft i lumtur që kam arritur në Itali. Ndjenjat e para janë pozitive”, ka thënë ish trajneri i Liverpoolit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›