Japonia mposhti Kamerunin

Japonia ka arritur fitore minimale kundër Kamerunit me rezultat 1 me 0.
Goli i Hondas në minutën e 39 doli që të jetë vendimtar për japonezët. Pjesa e parë nuk shënoi lojë interesante, ndërkaq në pjesën e dytë pati rast të mira nga të dyja skuadrat.
Okazaki qëlloj shtyllën për Japoninë në minutën e 81’të.
Shifrat do të ishin barazuar nëse nga një largësi prej 28 metrash M'bia do të shënonte gol, por qëlloi shtyllën.
Pas kësaj fitore të Japonisë, grupin e kryeson Holanda e cila sot mposhti Danimarkën me rezultat 2 me 0.
Japonia – Kameruni (16:00)
Japonia dhe Kameruni besojnë se kanë mundësi të kualifikohen nga Grupi E, por humbja e cilitdo ekip në stadiumin Free State Bloemfontein të hënën do të jetë goditje e rëndë e shpresave për kalim në rrethin e dytë, duke pasur parasysh se më pas i pret përballja me Holandën.
Japonia shënon paraqitjen e katërt të njëpasnjëshme në Botëror, ndërsa për herë të parë u kualifikua më 1998. Mirëpo, ekipi nuk është në formën e tij më të mirë. Djelmoshat e Takeshi Okadas kanë pësuar humbje në katër miqësoret e fundit, mirëpo në vend se të përballet me kundërshtarë më të lehtë, Japonia kishte para vetes disa ekipe të fuqishme.
Humbjet nga Serbia, Koreja e Jugut, Anglia dhe Bregu i Fildishtë nuk mund të konsiderohen si të turpshme, mirëpo katër disfata të njëpasnjëshme sigurisht se ndikojnë në moralin e ekipit. Ndërsa Kameruni do të synojë të bëjë paraqitje të mirë në kontinentin e tyre. Edhe ata sikurse Japonia nuk arritën rezultate të mira në përgatitje për Botëror, u mposhtën nga Serbia dhe Portugalia, ndërsa barazuan kundër Sllovakisë dhe Gjeorgjisë.