Benitez kurrë se donte Chelsean!!

Rafael Benitez asnjëherë nuk ka shprehur simpati për skuadrën e Chelseat, përkundrazi kjo skuadër ishte një nga më ta padashurat për të.
Benitez njihet si një trajner i "ftohtë" por se gjaknxhetësia e tij zakonisht është parë në duelet me Chelsean. Benitez ishte në polemika me Chelsea kur trajner ishte Jose Mourinho dhe Avram Grant.
Madje në një moment ai i pati quajtur tifozët e Chelseat si për "gjynah" pasi që namin e skuadrës mendojnë ta ngrisin vetëm me flamura, ndërsa tifozët e Liverpoolit janë gjithmonë kokëlartë. Edhe një deklaratë e tij nga viti 2007 po lakohet në mediat angleze.
"Kurrë nuk do të kisha drejtuar skuadrën e Chelseat" kishte thënë Benitez.
Parat e majme dhe fondi i pasur i lojtarëve në skuadrën londineze ka bërë që Benitez të drejtoj këtë skuadër.
Pikërisht për këtë tifoz të Chelseat nuk e kanë mirëpritur emërimin e tij duke shprehur mllefin me pankarta e mbishkrime kundër strategut spanjoll./Indeksonline/