E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali e përcjellë Cityn me barazim

Manchester City është eliminuar nga Liga e Kampionëve pas barazimit me Real Madridin. Reali kaloj shpejtë në epërsi kur një pasim të saktë të Di Marias e plasoj në rrjetë Karim Benzema.

City u rikthye në lojë në pjesën e dytë kur gjyqtari akordoi penallti për ta në minutën e 73 ndërsa u përjashtua Arbeloa. Penalltinë në gol e shënoi Aguero.

City tentoi fitoren deri në fund por që nuk e arriti.

Dortmund mbetet lider i grupit ndërsa City me Ajax do të luftojnë për një vend që dërgon në Europa League./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›