E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benitez ndryshon Interin

Trajneri i Interit Rafa Benitez eshte duke u pergatitur te beje ndryshime ne formacionin e ekipit pas fillimit te ngadalshem te sezonit ka shkruar te enjten e perditshmja sportive italiane Gazzetta dello Sport.

Nerazzurret barazuan 2-2 ne udhetim te Twente te marten dhe u desh te mundohen mjaft per te mposhtur Udinesen ne xhiron e dyte ne Serie A pas barazimit pa gola me Bolognan duke zgjuar brenga rreth formes se tyre ne kete fillim te sezonit.

Gazzetta ka mesuar se Benitez eshte duke menduar per ndryshimin e sistemit per ti ndihmuar me teper repartit te mesfushes. Inter eshte mysafir i Palermos ne fundjave dhe Benitez mund te hedhe ne fushe formacionin 4-3-1-2 ne vend te 4-2-3-1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›