E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Qeveria te largohet me protesta

Gjate nje takimi ne Elbasan kryetari socialist Edi Rama ka vazhduar me akuza ndaj qeverise. Gjate fjalimit te tij Rama theksoi se e gjithe pakenaqesia vjen si pasoje e vjedhjes se votes qershorin e kaluar.

Duam nje qeveri bashkepunuese por pushteti i Berishes eshte i krimbur koke e kembe dhe po grabit cdo gje. Sali Berisha duhet te largohet nga qeveria pa na e bere te pamundur si popull larjen e borxheve qe ai i merr ne emer tonin ne emer te popullit shqiptar dhe i perdor vetem per pushtetin e tij. Qeveria e tij ka falimentuar u shpreh Rama.

Rama tutje u shpreh se qeveria aktuale duhet te largohet dhe se rruga per kete jane protestat ne rruge megjithese nuk ka njoftuar per ndonje date per te fillimit te tyre.

Ne duhet ta largojme Qeverine e Sali Berishes. Ne duhet te kthehemi me te shumte se asnjehere dhe me te vendosur se kurre ne rrugen e protestes. Keta zoterinj dhe keto zonja kane uzurpuar pushtetin e qytetareve duke vjedhur votat ato qe iu duhen gjithe ketyre njerezve per te jetuar nje jete me te mire theksoi Rama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›