E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benitez "se do" rekordin e Lampardit!

Rafael Benitez nuk e ka inkuadruar për asnjë minutë në lojë mesfushorin anglez, Frank Lampard në ndeshjen ndaj Manchester Cityt. Arsyeja kryesore që Benitez e ka marrë këtë vendim, thuhet të jetë dëshira e Lampard për të shënuar gola.

Lampard duhet të shënoj edhe 3 gola për Chelsean për tu bërë golashënuesi më i mirë në histori të skuadrës. Madje thuhet se Lampard dëshiron që me çdo kusht të arrijë këtë rekord për të braktisur në fund të edicionit skuadrën e Chelseat.

Lampard spekulohet se ka arritur marrëveshje me LA Galaxy dhe se largimi i tij do të konfirmohet në fund të edicionit.

Mbetet të shihet nëse në ndeshjet e ardhshme Benitez a do ti jap shansin për rekord, apo Lampard duhet të qëndroj te Chelsea edhe për një edicion për të arritur rekordin./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›