Moratti e shiti edhe "pak" Interin

Masimo Moratti i ka shitur 13% të aksioneve kompanisë të naftës ruse, "Rosneft".
Presidenti i Interit është pajtuar me ofertën e rusëve duke mos hezituar të nënshkruaj marrëveshjen e shitjes së disa aksionëve të tij. Pas kësaj shitje, Moratti tani ka në Inter vetëm 50.02% të aksioneve te Inter. Më parë, Moratti i ka shitur aksione kompanisë tjetër ruse, Saras dhe një kompanie konzorciumi kinez.
Këto vendime të Morattit komentohen si një shenjë që presidenti i njohur i skuadrës e ka ndërmend që shumë shpejtë të pranoj një ofertë joshëse për tu tërhequr përfundimisht nga futbolli./indeksonline/