Bentler: Institucionet që mbështeten nga Serbisa në Kosovë, ilegale
Institucionet të cilat mbështeten nga qeveria e Serbisë në mjediset serbe në Kosovë, janë ilegale dhe nuk janë pjesë e Rezolutës 1244 të OKB-së, por këtë çështje nuk mund ta zgjidhë KFOR-i, ka deklaruar komandanti i këtij organizmi ushtarak Markus Bentler. Sipas agjencisë Fonet, Bentler duke komentuar deklaratën e komandantit të Forcave të NATO-s për Europë, Mark Fitzgerald, ka thënë se KFOR-i nuk ka kompetenca që të merret me struktura paralele në mjediset serbe në Kosovë - dhe ka shtuar se kjo çështje i takon terrenit politik. "Strukturat paralele nuk janë në pajtueshmëri me Rezolutën 1244. Ne jemi të vetëdijshëm për këto struktura paralele dhe si KFOR i vëzhgojmë ato, por momentalisht e gjithë kjo i takon lidershipit politik dhe dhe atij ndërkombëtar. Ne përpiqemi të shmangemi nga gjërat që mund të keqësojnë situatën në të ardhmen", ka thënë Bentler. komandanti i kforit, markus Bentler ka marrë pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës në Brigadën Shumëkombëshe të Perëndimit.