Jemen, mbi 19 rebelë të vrarë gjatë një operacioni
Agjencia vendase për siguri kombëtare bën të ditur gjithashtu se janë arrestuar edhe 25 persona të tjerë.
Agjencia deklaroi se forcat e sigurisë zhvilluan operacione dhe kontrolle nëpër të gjitha banesat e rajonit të qytetit të vjetër të Sada, ku rebelët gjenin strehim nëpër banesa të ndryshme të zonës.
Agjencia nuk dha asnjë njoftim në lidhje me faktin nëse kishte pasur apo jo vdekje civile, por ndërkohë theksoi se operacioni vazhdonte.