E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benzema në qendër të vëmendjes në Bernabeu

Largimi i Gonzalo Higuain i ka hapur rrugën Karim Benzema që të marrë frenat e sulmit të Realit dhe njëkohësisht të ketë mbi supe një peshë aspak të lehtë përgjegjësie. Klubi e largoi argjentinasin duke dashur ti japë me shumë besim francezit, dhe në fakt në këtë fillim sezoni nuk ka qenë keq, por tifozët madrilenë mendojnë ndryshe.

Numrat deri tani mbështesin punën e francezit që ka shënuar dy gola në tre ndeshje, të dyja kritike në fitoret ndaj Betis dhe Granadës. Përveç kësaj, ai e ka ndihmuar skuadrën duke dhënë dy asist. Dy gola dhe dy asist në fakt janë një statistik e mirë dhe vet klubi është i kënaqur por në Bernabeu nuk mendojnë kështu. Në dy ndeshjet e luajtura në shtëpi, francezit i është dashur të dëgjojë edhe fishkëllima nga tifozeria, që i përkasin sfidës nda Betis kur u zëvendësua me Moratën dhe me Atletikon.

Trajneri i Realit, Ançeloti pas ndeshjes së fundit foli për francezin dhe për situatën e tij në lidhje me tifozët.

“Benzema dhe Di Maria duhen duartrokitur. Tifozët nuk duhet të fishkellejnë, pasi nuk bëjnë mirë. Karim luan në një pozicion të ndryshëm nga i tiji, ndaj puna e tij duhet duartrokitur” – tha tekniku Italian.

Benzema ka shënuar me bluzën e galaktikëve plotë 89 gola në 186 ndeshje, duke qenë një lojtarë gjithmonë titullar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›