US Open, mbreti është Rafael Nadal
Nuk ka shumë dyshime, Rafael Nadal është mbreti i turneut US Open.
Tenisti spanjoll mposhti në finale numrin një të botës Novak Xhokoviç. Në ndeshjen e zhvilluar në New York, spanjolli fitoi bindshëm setin e parë 6-2 duke dominuar lojën, ndërsa serbi reagon në setin e dytë duke e fituar 3-6.
Nadal nuk vonoi shumë të vendoste sërish diktatin duke u rikthyer në setin e tretë për ta fituar me vështirësi 6-4. Në setin e katërt, Rafa ishte i papërmbajtshëm duke e fituar bindshëm 6-1. Kështu sfida përfundoi në shifrat 3-1, në sete.
Ky ishte një rikthim sensacional duke parë që Nadal ka qenë i dëmtuar shtatë muajt e fundit dhe rrezikonte edhe të mos merrte pjesë në këtë turne. Madje pati skeptik që pas dëmtimit mendonin se karriera e tij ka përfunduar. Por, ai u kthye duke fituar trofeun e tetë të French Open. Ai fitoi 21 përballje radhazi në terrene të forta. Në përballjen e 22-të, ai mposhti tenistin numër një në botë për të fituar titullin e dytë të US Open dhe titullin e 13-të Grand Slam në karrierë. Ai është Rafael Nadal.
“Para së gjithash jam shumë, shumë i emocionuar. I gjithë ekipi im e di se sa e rëndësishme është ndeshja e sotme për mua. Të luash ndaj Novakut është gjithmonë ndjenjë e veçantë dhe askush nuk e sjell lojën time deri në kufirin që e sjell ai. Urime, je një lojtar i shkëlqyer me karrierë mahnitëse”, deklaroi Nadal pas fitores.
Nadal këtë sezon ka fituar edhe Franch Open, ndërsa me 13 titujt e fituar është menjëherë pas legjendës Peter Sempras, ndërsa Federer ka 17 tituj.