E Diel, 1 Nëntor 2026

Beograd Hague Terhiqni rezoluten per Kosoven

Ministri I Puneve te Jashtme te Britanise se Madhe Uilliam Hague e ka filluar viziten e tij zyrtare ne Beograd me nje takim qe ka zhvilluar me Presidentin e Serbise Boris Tadic. Hag pritet te konsultohet me zyrtaret Serbe per ndryshime te mundshme te project rezolutes mbi Kosoven qe Serbia ka dorezuar ne Asamblene e Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara dhe qe do te diskutohet me 9 shtator.

Hague ka deklaruar per radion B92 ne Beograd se terheqja e rezolutes per Kosoven do te ishte menyra me e mire per Serbine per te arritur nje kompromis me Bashkimin Evropian. Nderkohe Presidenti Tadic pas takimit ka deklaruar se Serbia shpresonte ne ndihmen e BE-se zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves duke shtuar se Beogradi sugjeron dialog me Prishtinen pasi sipas tij qellimi strategjik i Serbise eshte anetaresimi ne BE.

Ndersa Ministri i Jashtem i Serbise Vuk Jeremic ka deklaruar se vendi i tij eshte i gatshem te bashkepunoje me BE dhe fuqite e tjera perendimore per te ndryshuar rezoluten. Hague nder te tjera ka theksuar se eshte ndermjet BE-se dhe Serbise eshte e nevojshme nje marreveshje e shkruar dhe menyra me e mire per ta arritur kete eshte nepermjet formulimit te nje rezolute te re duke shtuar se Serbia dhe vendet e tjera te Ballkanit Perendimor e kane vendin ne BE.

Britania e Madhe Shtetet e Bashkuara dhe shtetet kryesore te Bashkimit Evropian jane nder 69 vendet qe e kane mbeshtetur pavaresine e Kosoves.

Dhimiter Adhami Azhornuar se fundi e marte 31 gusht 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›