E Diel, 1 Nëntor 2026

Beograd deputeti kerkongjuhen shqipe ne parlament

BEOGRAD Gjuha shqipe mund te degjohet se shpejti edhe gjate seancave te Parlamentit te Serbise. Deputeti i vetem shqiptar ne Parlamentin e Serbise Riza Halimi ka parashtruar kerkese per perdorimin edhe te gjuhes shqipe ne kete institucion te larte shteteror. Kerkesa i eshte drejtuar udheheqjes se Parlamentit gjegjesisht Sekretarit te Parlamentit Popullor.

Nje kerkese e tille eshte parashtruar dhe nga deputetet e pakicave te hungarezeve dhe boshnjakeve. Me ane te ketyre kerkesave deputet ne fjale kane kerkuar te zbatohet norma ligjore qe te filloje aplikimi i dy gjuhesise ne gjuhen shqipe hungareze dhe boshnjake madje eshte marre qendrim qe kjo te parashihet edhe ne buxhetin e vitit te ardhshem.

Vendosja e nje gjuhe te dyte si gjuhe zyrtare ne institucionet e shtetit bazohet ne te drejten e perfaqesimit te minoriteteve qe jane te pranishme ne keto institucione.
GSH/balkanWeb

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›