Beograd, protesta kundër arrestimit të Mlladiç

Autoritetet serbe paralajmëruan sot se kanë rritur nivelin e sigurisë për të përballuar protestën që do mbahet kundër arrestimit të të dyshuarit për krime lufte në Bosnje, Ratko Mllaçiç.
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daqiç, theksoi se po rriten masat e sigurisë para një proteste të një grupi të ekstremistëve të djathtë.
Ndërkohë avokati i Mlladiçit, Millosh Shaljiç, tha se klienti i tij iu ka kërkuar përkrahësve që të qëndrojnë të qetë dhe paqësor.
Mlladiçi akuzohet se ka qenë hartuesi i planit për masakrën e Srebrenicës në vitin 1995, dhe krimeve të tjera gjatë luftës së Bosnjes, gjatë viteve 1992 - 1995.