Ndotja akustike, qytetarët denoncime në "Ora News"

Disa dhjetra qytetarë të Tiranës denoncuan mbrëmë në RTV "Ora News" kaosin e krijuar në kryeqytet nga lokalet e natës.
Sipas qytetarëve, lokalet e natës nuk po zbatojnë ligjet në fuqi duke krijuar zhurma shqetësuese deri në orët e para të mëngjesit.
Madje këtij denoncimi qytetar pranë RTV "Ora News" i janë bashkuar edhe shumë përfaqësi diplomatike në Tiranë.
Gjithashtu qytetarët denoncuan mos funksionimin e policisë bashkiake të Tiranës dhe asaj të mjedisit, të cilat kanë për detyrë të zbatojnë ligjin e ndotjes akustike. Sipas qytetarëve asnjë prej institucioneve përgjegjëse nuk ka marrë asnjë masë për kontrolle.