Beogradi Nuk ka penalizime per pjesemarresit ne zgjedhje

Qeveria e Serbise garanton se nuk do te penalizoje asnje serb qe do te marre pjese ne zgjedhjet parlamentare te 12 dhjetorit ne Republiken e Kosoves.
Megjithate ajo i qendron pikepamjes zyrtare te saj se nuk jane krijuar ende kushtet per serbet e Kosoves qe te marrin pjese ne zgjedhjet e se dieles.
Ne KQZ-ne e Kosoves jane regjistruar tete subjekte politike serbe nga 29 qe garojne gjithsej. Sipas Ligjit Zgjedhor te Kosoves serbeve iu garantohen dhjete nga 120 vendet ne parlament pavaresisht nga pjesemarrja. Ne rast te nje pjesemarrje me te larte serbet mund te fitojne me shume se 20 vende.
Ne listat e subjekteve politike serbe jane me shume se 200 kandidate mes te cileve edhe 82 gra. Shumicen e tyre e perbejne anetaret e partive dhe shoqatave qytetare nga Kosova Qendrore dhe Jugore ku serbet jetojne ne mjedis shqiptar. Nderkohe numri i kandidateve nga veriu ku jeton pjesa me e madhe e serbeve te Kosoves eshte teper i vogel.
Sipas parashikimeve Partia Liberale e Pavarur dhe Lista e Bashkuar Serbe do te luftojne per mbizoterim. Partia Liberale e Pavarur eshte perfshire ne qeverine e Kosoves edhe me pare. Udheheqesi i kesaj partie Sllobodan Petrovic parashikon se do te fitoje me shume se dhjete mandate te dielen dhe do te kete se paku tre ministra ne qeverine e ardhshme.
Dalja e Listes se Bashkuar Serbe eshte vecanerisht intriguese me udheheqesit e saj qe pretendojne se perfshin perfaqesues te te gjitha partive parlamentare nga Serbia. Ata po e quajne ate lista shteterore duke iu referuar idese se grupi gezon mbeshtetjen e se paku nje pjese te qeverise se Beogradit shkruan SETime.
Ministri serb per Kosoven dhe Metohine Goran Bogdanovic tha se nuk mbeshtet serbet qe marrin pjese ne zgjedhje por shtoi se e kupton disi vendimin e tyre per shkak te kushteve te veshtira ne te cilat jetojne.
Megjithate jo te gjithe ne Beograd i shohin gjerat ne te njejten menyre. Petar Petkovic zedhenesi per Partine Demokratike Serbe te Vojisllav Koshtunices i tha SETimes se serbet e Kosoves nuk mund te fitojne asgje nga perfshirja ne qeverine e Kosoves.
Do te perjashtojme nga partia jone te gjithe ata anetare qe marrin pjese te dielen paralajmeron Petkovic.