MediatMaqedonia asnje ndihme per permbytjet masive ne Shqiperi

Mediat shqiptare ne Maqedoni kane shprehur shqetesim per mosdhenien e ndihmes nga ana e qeverise maqedonase per banoret e permbytur ne qarkun e Shkodres. Sipas agjensise se lajmeve Ina qeveria e Maqedonise nuk ka dhene asnje ndihme per permbytjet masive ne veriun e Shqiperise.
Sipas saj ndihmat kane munguar nga institucionet qeveritare komunat organizatat humanitare por edhe iniciativat e tjera qytetare.
Nje zyrtar i larte qeveritar ka deklaruar per kete agjensi se autoritetet qeveritare ishin te angazhuara me problemet e vershimeve qe kishin ndodhur ne pjesen lindore dhe perendimore te vendit dhe se ata shprehin keqardhje per situaten e krijuar ne shtetin fqinj.
Nga ana tjeter organizatat humanitare kane paralajmeruar se do te nisin aksionin per ndihme Shkodres dhe veriut te Shqiperise.
Nje aktivitet i njejte pritet te ndodhe edhe nga Bashkesia Fetare Islame ne Maqedoni e cila eshte e njohur kohe me pare me ndihmen e dhene per Shkodren gjate permbytjeve te kaluara. Edhe nje pjese e komunave shqiptare premtojne se do te fillojne aktivitetet humane per Shkodren pas qetesimit te situates dhe renies se nivelit te ujit.
Deri tani ndihme per Shqiperine per ballafaqim me permbytjet kane ofruar Qeveria e Kosoves permes Forcave te Sigurise te Kosoves FSK dhe nje fondi prej 1 milion euro Italia Austria Turqia Greqia SHBA etj.