E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beogradi i dërgon notë proteste Sarajevës

BEOGRAD-Beogradi zyrtar i ka dërguar sot një notë proteste Sarajevës zyrtare pasi një ditë më parë anëtari kroat i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zeljko Komsic tha se e njeh sovranitetin e Serbisë pa Kosovën.

Deklarata e kroatit Komsic ka nxitur reagime të ashpra në Republikën Serbe të Bosnjës.

Komsic sipas agjencisë serbe B92 ka kërkuar të hënën nga presidenti i Serbisë, Boris Tadic dhe ai i Kroacisë, Filip Josipovic që të mos merren me Bosnjën dhe Hercegovinën, por siç ka thënë ai, “t’i shikojnë punët e veta”.

“Presidentët e shteteve fqinje do të duhej të merreshin me problemet e vendeve të tyre dhe jo me Bosnjën dhe Hercegovinën. Sidoqoftë i falënderoj shumë për interesimin. Edhe unë e mbështes tërësinë territoriale dhe sovranitetin e Kroacisë dhe të Serbisë pa Kosovën”, ka thënë Komsic.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›