E Diel, 1 Nëntor 2026

Mashtroi shumë tregtarë, pranga një 28-vjeçari

Ndaj këtij shtetasi janë depozituar disa kallëzime penale nga disa shtetas të dëmtuar, pasi dyshohet Podri mashtronte duke u prezantuar si administrator i një Kompanie Private dhe mashtronte tregtar të subjekteve të ndryshme në Tiranë.

Sipas policisë, me anë të mashtrimit, ky shtetas ka përfituar 70 milion lekë.Fillimisht, ky shtetas u merrte para borxh tregtarëve të ndryshëm, duke ju premtuar dhe interesin e parave të marra borxh, ku fillimisht është treguar korrekt në kthimin e parave së bashku me interesin.

Nga hetimet e deritanishme, ka rezultuar se ky shtetas këtë aktivitetet të paligjshëm e ka ushtruar përreth 1 vit e gjysmë, duke përfituar më anë të mashtrimit shumën e parave e cila deri më tani shkon në 70 milion lekësh.

Aktualisht, nga strukturat e Krimit Ekonomik në Policinë e Kryeqytetit po punojnë mbi evidentimin e të tjerë qytetarëve dhe tregtarëve të tjerë të dëmtuar dhe mashtruar nga ky shtetas, ndërkohë që i fton ato të paraqiten për të depozituar kallëzimin e tyre në Seksionin Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›