Beogradi serbëve të Kosovës: Vendosni vetë për zgjedhje

Mitrovicë Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq i ka ftuar sot serbët e Kosovës që sa më parë të marrin vendimin për të dalë në zgjedhjet e 3 nëntorit në Kosovë. Ai po ashta ka thënë se nga Beogradi nuk duhet pritur inkurajim për bojkot eventual të këtyre zgjedhjeve, njofton B92.
Duke i ftuar për të marrë këtë vendim, Nikoliq ka konstatuar se koha po kalon je dhe se ajo që nuk bëhet sot ëndërrohet nesër.
Përfaqësues të serbëve të Kosovës sot janë takuar me kreun shtetëror serb: Tomislav Nikoliq, Ivica Daçiq, Aleksandër Vuçiq. Takimi po zgjat ende./Indeksonline/