E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthen nëndetësja indiane

 Në portin Mumbai është fundosur një nëndetëse ruse, e cila ishte nën përgjegjësi të Marinës së Indisë. Shkak për fundosjen e saj ishte eksplodimi dhe zjarri në brendësi të nëndetëses dhe dyshohet se mund të ketë edhe viktima.

Për këtë arsye zyrtarët e Marinës së Indisë kanë filluar punën për të kotrolluar zonën dhe për të shpëtuar afro 18 anëtarë të ekuipazhit.

Raportohet se disa persona të plagosur tashmë janë dërguar në spital. Shkaqet e shpërthimit që ndodhi sot në mëngjes nuk dihen, ndërsa zyrtarët kanë urdhëruar hetime./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›