E Diel, 1 Nëntor 2026

Beogradi shpërblen “nxënësit më të mirë” të Kosovës

Ndihmësministri serb i Arsimit Zoran Kostiq në Mitrovicë ka dorëzuar shpërblimet për nxënësit më të mirë serbë të Kosovës.

Ai në amfiteatrin e shkollës teknik “Mihajlo Petroviq Alas” ka deklaruar se suksesin e nxënësve në Kosovë që e kanë arritur në shkollat fillore e të mesme e ka të njohur shteti serb dhe se për këtë arsye ata janë shpërblyer me koleksion medaljesh me 25 figura personalitetesh serbe si dhe me libra, raporton koha.

Nxënësit e shpërblyer serbë janë nga të gjitha rajonet e Kosovës, dhe siç ka thënë Kostiq, “shpërblimi është nxitje për punën dhe shkollimin e mëtejmë të nxënëseve serbë të gjeneratës 2012/ 2013”./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›