E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy të plagosur në Janosh, kapen të dyshuarit

Dy persona janë plagosur mbrëmë në fshatin Janosh të Gjakovës, derisa kanë qenë duke lëvizur me traktorin e tyre.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur të kap tre të dyshuar të cilët pas një mosmarrëveshje më viktimat, të njëjtit me armë zjarri kanë shtënë në drejtim të tyre.

Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur: një traktor, 15 gëzhoja te cal. 7.62 mm, tri gëzhoja te cal. 7.65 mm si dhe gjatë bastisjes në shtëpitë e të dyshuarit dhe viktimës janë gjetur dhe konfiskuar edhe një armë AK-47 me një karikator dhe një pushkë gjuetie me leje valide.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›