E Diel, 1 Nëntor 2026

Beograd,serbët e veriut takohen sot me Vuçiç

Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandër Vuciç, do të takojë sot në Beograd përfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës.

Vuçiç i ka thënë agjencisë Tanjug se do të bisedohet për planin e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit, por edhe për tema të tjera.

Serbët e veriut kanë deklaruar disa herë se kundërshtojnë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe zbatimin e saj.

Pas takimit të fundit me Vuçiçin, i cili është zhvilluar në Kosovë, është thënë se qëndrimet e dy palëve janë përafruar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›