E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti i Kosovës debaton sot për Luginën e Preshevës

Parlamenti i Kosovës mblidhet sot në një seancë plenare për të debatuar për çështjen e të drejtave elementare të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, sipas kërkesës së deputetit të LDK-së Lutfi Haziri, i mbështetur edhe nga deputetët të spektrit tjetër në Kuvend.

Gjatë këtij debati, përveç të tjerash pritet të diskutohet edhe për të drejtat në pikëpamjet sociale, si në fushën e arsimit, në atë të kulturës, ekonomisë dhe shëndetësisë.

Kjo është hera e parë që Kuvendi i Kosovës i kushton një seancë Luginës, por asnjëherë nuk kanë munguar zërat që kërkonin reciprocitet midis  Kosovës e Serbisë në trajtimin e shqiptarëve në Luginë dhe të serbëve në Kosovë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›