E Diel, 1 Nëntor 2026

Beppe Grillo surpriza ne politiken italiane

Partitë politike italiane shpresonin se Bepe Grillo do të venitej, por komiku italian që flet për korrupsionin e politikanëve, dhe që fton italianët që të largohen nga zona euro, po forcohet gjithnëj e më shumë.
63 vjecari Grillo, ka arritur të bëjë për vete një pjesë të madhe të publikut.
Ne zgjedhjet vendore në maj, partia e Grilos, lëvizja me pesë yje, shokoi politikanët italianë pasi mori kontrollin e qytetit verior të Parmës dhe disa qytete të tjera të vogla. Kjo duke u solidarizuar me pakënaqësitë e njerëzve për situatën ekonomike dhe masat e ashpra.
Grilo këmbëngul se ajo që ai udhëheq nuk është një parti, por një lëvizje që synon të promovojë energjinë e pastër dhe heqjen e monopoleve dhe privilegjeve.
Edhe pse asnjë nga kandidatët e lëvizjes së tij nuk ka eksperiencë politike, Grilo gëzon mbështetjen e shtresave të ndryshme sociale.
Në protestën e vitit 2011. Grilo shpërndau midhje, jashtë parlamentit, duke thënë se dhe politikantë ishin njësoj, të ngjitur në poltronat e tyre dhe qëndronin në ujëra të pista.
Ndërsa për të nisur fushatën e tij elektorale Grillo notoi në kanalin e Mesinës që ndan Sicilinë nga pjesa tjetër. Notoi për tre kilometra pavarësisht erërave të forta.
Sondazhet sugejrojnë se partia e Grilos po bëhet forca e tretë më e fuqishme në vend, dhe se kjo tregon se ashtu si dhe në pjesën tjetër të europës njerëzit synojnë të zgjedhin figura të tilla, që deri dje konsideroheshin të jashtme.
Gjithësesi vetë Grilo nuk kandidon pasi është përfshirë në një hetim pasi tre persona humbën jetën kur xhipi të cilin drejtonte doli nga rruga në vitin 1981.
Mesatarja e moshës të kandidatëve të lëvisjes së tij është 31.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›