Milo Faktoret e rinj do rrezojne mazhorancen
Në skenën e politikës shqiptare kanë dalë faktorë të rinj politik të cilët janë opozitarë, pavarësisht se përfaqësojnë një alternativë të djathtë. Kështu u është drejtuar anëtarëve të partisë së tij kreu i PDS, Paskal Milo. Për liderin e demokracisë sociale nuk ka rëndësi alternativa që ato përfaqësojnë, e rëndësishme është që fronti opozitar, sipas tij të jetë sa më i fuqishëm. Deklaratat e Milos janë bërë gjatë konferencës së partisë për rrethin e Tiranës në kuadër të zgjedhjeve të reja elektorale.