E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqir Meta Detyre e historianeve rishkrimi i Historise

Rishikimi dhe rishkrimi i historisë për këtë 100 vjetor të shtetit shqiptar është një ndër detyrat kryesore të historianëve, e cila ka qenë në fokus të qeverisë shqiptare dhe veçanërisht kryministrit të Shqipërisë Sali Berishës që t’i japim mundësinë shqiptarëve të njohin të vërtetat historike me objektivitet dhe vërtetësi
Beqir Meta, drejtor i Institutit të Historisë na bën me dije se në fokus të studiuesve është historia e shekullit XX.
Prej vitit 2009, një grup kërkimor i përbërë prej 37 autorësh, pjesë të institutit, por jo vetëm, i janë vënë punës për të mbledhur materialet që i takojnë periudhës historike mes viteve 1912-1991.
Sipas Metës, do të bëhet i mundur botimi me dy vëllime për historinë e Shqipërisë me metoda të reja dhe burime të arkivave vendase dhe të huaja.
Dy botimet e para parashikohet të përfundojë në vitin 2012, në 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, por puna per rishkrimin e historisë do jetë në vazhdimësi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›