E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspozita Kunderpeisazh e Orion Shimes ne Galerine e Arteve

"Kundërpeizazh” kështu e ka titulluar ekspozitën e tij personale të çelur në Galerinë e Arteve artisti Orion Shima. Piktori sjell në këtë ekspozitë personale një numër punimesh kryesisht në teknikën e akrilikut në kanavacë dhe letër, të cilat shfaqin krijimtarinë dhe zhvillimet e veprës së tij gjatë viteve të fundit. Kurimi i ekspozitës është realizuar nga kuratori Francesco Poli, i cili e karakterizon veprën e tij si shprehje të lirisë artistike.
“Piktura më e fundit e Orion Shimës është shprehje e lirë, e ndjeshme dhe e thellë e një interpretimi melankolik dhe nostalgjik të natyrës, që duket se buron nga kujtime, përjetime dhe ëndërrime të adoleshencës, por që në të njëjtën kohë mund të shihet metaforikisht si një përsiatje e stërhollë mbi natyrën e vetë pikturës si gjuhë e pazëvendësueshme në ngjizjen e vegimeve vetjake mirëfilli poetike që kanë vlerë universale”- u shpreh Poli
Në rastin e Shimës kemi një rikthim të vëmëndjes tek natyra. Është një reflektim mbi vetë natyrën, e cila dëshmohet me një qënie të vetmuar që qëndron në qëndër të saj. Në tablotë e përmasave të Shimës paraqiten të gjitha stinët e vitit, ku tema kryesore shfaqet si një simfoni. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 8 Prill 2012.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›