Beqiri: Policia i çon “miellin” Dumanit, që të bëjë kulaç të mirë

I ftuar në studion e emisionit “3D nga Alban Dudushi” në RTSH, avokati Idajet Beqiri u shpreh se në burg kriminelët nuk i çon Dumani i vetëm por i çon me ndihmën e policisë së shtetit dhe janë pikërisht këto struktura të cilat i çojnë “miell” që Dumani të bëj kulaç të mirë. Për më tepër Beqiri theksoi se Dumani “miellin” nuk e ka administruar mirë dhe për këtë nuk e ka penguar policia e shtetit.
“Në burg kriminelët nuk i çon Dumani vetëm por i çon policia e shtetit se ajo merret me hetimin, me zbulimin, me parandalimin etj. Janë këto struktura që i çojnë “miell” edhe Dumanit që të bëj kulaç të mirë.
Ai “miell” që i ka vajtur Dumanit drejtpërdrejtë atë miell ai duhet ta administroj mirë. Dhe fakti është që atë miell që atij i ka vajtur dhe duhet ta administroj mirë nuk e ka penguar policia e shtetit”, tha Ideajet Beqiri.
/rtsh.al/