E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqja: Ftesa e Berishës për bashkëpunim me PS-në, gënjeshtër

Ilir Beqja, kandidati për deputet i Partisë Socialiste, i ftuar në Ora News ftesën e kryeministrit Sali Berisha drejtuar opozitës e konsideroi vazhdim të gënjeshtrës të Berishës. "Ftesa e sotme e Berishës është vazhdim i sjelljes së gënjeshërt të Berishës. Se çfarë do bëjë PS-ja do vendoset nga forumet e PS-së. Por qeveria e Berishës nuk arriti të realizojë zgjedhje të standardeve të kërkuara", tha Beqja.
Beqja tha se në zgjedhje janë shënuar një sërë parregullsish. Kandidati për deputeti i PS-së në Shkodër tha se partia arriti në këtë qark një rezultat të pranueshëm, por jo atë që në fakt kishte si objektiv. Sipas Beqjes, Partia Socialiste nuk i humbi zgjedhjet si PS, por nuk mund të jetë qeverisëse si koalicion dhe të vërë në jetë programin e saj. "Me numra votash PS-ja është parti e parë në vend. Edi Rama nuk arriti synimin e tij dhe tonin, të ishim koalicioni qeverisës", shtoi ai.
Beqja tha se misioni që Edi Rama filloi në PS është një mision që vazhdon pasi nuk është përmbushur, ndaj duhet të qëndrojë në krye të PS-së. "Por zgjedhja do të jetë e tij, ai do vendosë për ruajtjen apo lëshimin e lidershipit',argumentoi ai.
Sipas Beqjes, shkak për mosbashkimin e së majtës nga Rama është bërë edhe kodi zgjedhor. Më tej ai tha se partitë e vogla që ishin pjesë e koalicionit të PD-së i dhanë asaj mundësinë që të krijonte avantazh në krahasim me PS-në.
Beqja vlerësoi se qeveria e Berishës tregon paaftësi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›