Beqja: Vendi në situatë të rëndë ekonomike

Partia Socialiste ripërsëriti sot shqetësimin e saj për situatën ekonomike në vend, që sipas selisë roza nuk do të mund ta përmirësojë edhe buxheti i miratuar ditën e enjte në Kuvend.
Deputeti i PS-së, Ilir Beqja, tha se, "kjo situatë pasqyrohet edhe në realizimin e të hyrave fiskale të 8 mujorit të vitit 2009, pasi për disa muaj rresht administrata tatimore dhe doganore vijojnë të mos mbledhin të ardhurat e programuara".
Beqja tha se, "këtë situatë të vështirë ekonomike të vendit dhe situatën e vështirë fiskalë të buxhetit të shtetit, për fat të keq të të gjithë shqiptarëve, nuk do ta përmirësojë as ndryshimi i buxhetit të vitit 2009 i miratuar të enjten e kaluar në Kuvend".
Sipas Beqjes, ky ndryshim i buxhetit u miratua vetëm falë votave të LSI-së. "Në nëntor të vitit 2008, LSI e pati kundërshrtuar këtë buxhet. Tani, miraton ndryshimet e tij", përfundoi Beqja.