E Shtunë, 31 Tetor 2026

K. i Ekonomisë,kalon ligji për pronat e sindikatave

Komisioni i Ekonomise ka miratuar unanimisht kalimin e pronave të sindikatave në pronësi të shtetit. Shfuqizimi i ligjit për rregullimin e pasojave që kanë rrjedhur nga zbatimi i dekretit numër 204 për pasurinë e sindikatave ka gjetur konsensusin e komisionerëve demokratë të ekonomisë, të cilët kanë theksuar se të gjitha shtëpitë e pushimit, shtëpite e kulturës apo terrenet sportive që kanë qenë në pronësi të sindikatave për 17 vjet me radhë duhet t'i kalojnë shtetit pavarësisht nëse ato janë shitur apo dhënë me qera palëve të treta.
Sipas këtij ligji inventari i plotë i pasurive të sindikatave që do t'i rikthehen shtetit duhet të realizohet brenda 3 muajve nga agjencia e inventarizimit dhe transferimit të pronave publike. Sipas hartuesve të këtij drafti dekreti presidencial për pasuritë e sindikatave nuk ka hyrë asnjëherë në fuqi, prandaj sindikatat nuk kanë asnjë të drejtë mbi këto prona.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›