E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqja: Vendimi për Kuvendin do të merret nesër

Deputeti i PS-së Ilir Beqja ka deklaruar se vendimi për të hyrë në seancën e nesërme të Kuvendit do të merret në mbledhjen e grupit parlamentar socialist. Në një prononcim për mediat Beqja theksoi se në mbledhjen e grupit do të diskutohen edhe për format dhe hapat që do të ndërmarrë ky grup në lidhje me bojkotin ndaj Kuvendit në këtë periudhë 2-javore që është dhënë nga ndërkombëtarët për gjetjen e një kompromisi për zgjidhjen e krizës politike.
Beqja duke iu referuar takimit të së enjtes në Strasburg theksoi se bisedimet kanë qënë të gjëra dhe jo shteruese për të arritur një kompromis në vijim duke theksuar se një tjetër hap i rëndësishëm është edhe ardhja e një delegacioni të BE-së këtë javë në Tiranë për të biseduar me të dyja palët dhe për të gjetur një zgjidhje pa cënuar ligjet e vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›